Grubi: Të bashkohemi të gjithë për Maqedoninë europiane

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Korrik, 2022 16:32

Grubi: Të bashkohemi të gjithë për Maqedoninë europiane

“Duke shqyrtuar idetë për zhbllokimin e ecurisë tonë drejt Bashkimit Europian me partnerët e koalicionit qeverisës. Kohezioni i brendshëm dhe barazia u adresuan nga Marrëveshja e Ohrit, çështjet me Greqinë dhe Serbinë u mbyllën, tash jemi NATO, dhe mbetet ta mbyllim edhe çështjen e fundit të hapur që po na pengon për tu integruar në BE. Të bashkohemi të gjithë për Maqedoninë europiane, me guxim dhe vizion për të ardhmen e përbashkët”, komunikoi me publikin nga mbledhja në qeveri zv.kryeministri i parë, Artan Grubi, përcjell Observeri

Më herët, Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet rolin konstruktiv të presidencës franceze për gjetjen e  zgjidhjes së pranueshme në kontestin e vendit tonë me Bullgarinë fqinje dhe vlerëson që propozimi i dhënë në formën e ideve për zgjidhje është bazë e mirë për të përmbyllur kontestin dhe për të zhbllokuar rrugën tonë europiane.

“Vendi ynë ndodhet para një vendimi historik, atë të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian dhe mbylljes së të gjitha çështjeve me fqinjët dhe kontestuese për vendin tonë, prandaj vlerësojmë se shanset e këtilla të një kompromisi që nuk cënon aspak identitetin, gjuhën dhe dinjitetin kombëtar të bashkëqytetarëve tanë maqedonas nuk duhen lëshuar, për të mirën e së ardhmes së sigurtë dhe progresive të vendit dhe rajonit”, kumunikuan nga BDI. Observeri

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Korrik, 2022 16:32

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare