Grubi: Të punojmë që ta ruajmë pastërtinë e kauzës që përfaqëson flamuri

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 28 Nëntor, 2022 12:46

Grubi: Të punojmë që ta ruajmë pastërtinë e kauzës që përfaqëson flamuri

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka lëshuar urimin e tij për 28 néntorë. Në urimin e tij, Grubi ka thënë se themelet e përjetësisë së kombit tonë qëndrojnë në 28 Nëntorët e lavdisë kombëtare, në ato çaste që kanë qenë zëri frymëzues i qëndresës dhe lirisë ndër shekuj,

Sipas tij ato çaste që kanë bërë flamurin tonë të jetë një nga më të vjetrit dhe më të drejtët

Urimi i plotë:

Duke shikuar se si valon i lirë flamuri ynë, më erdhën në mendje fjalët e Faik Konicës: “Cilat janë kujtimet që shfaq, duke valuar, Flamuri ynë? Nuk janë kujtime goditjesh kundra fqinjve, nuk janë kujtime lakmirash, edhe rrëmbimesh: janë kujtime vetëmbrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta…”

Të nderuar bashkëkombas, të punojmë që ta ruajmë pastërtinë e kauzave të drejta që përfaqëson flamuri ynë! Urime të gjithëve 579 vjetorin e ngritjes së flamurit kombëtar nga Skenderbeu, 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, 25 vjetorin e daljes së parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari!

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 28 Nëntor, 2022 12:46

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare