Gruevski: Qëllimi i Zaevit, të demonizojë opozitën para ndërkombëtarëve

Gruevski: Qëllimi i Zaevit, të demonizojë opozitën para ndërkombëtarëve

Ish-kryeministri, azilanti Nikolla Gruevski përmes rrjetit social Fejsbuk ka komentuar propozimin e kryeministrit Zoran Zaev që vendi të shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare pas vendimit për mos dhënin e datës për hapjen e negociatave me BE-në. Sipas tij qëllimi i Zaevit është të demonizojë opozitën, në këtë mënyrë të fitoj mbështetje nga faktori ndërkombëtarë.

“Ai është i vetëdijshëm se pa ata, nuk ka asnjë shans që njerëzit ta mbështesin mjaftueshëm sa për të fituar ose për të humbur, dhe në fakt pa fitore të formon qeveri. Në fakt, lart e poshtë ai do të paraqitet me të njëjtën fushatë dhe me të njëjtat teza para bashkësisë ndërkombëtare, por edhe brenda vetë zgjedhjeve. Paraqitja e opozitës si një “marionetë të frikshme nacionalist”  në lidhje me integrimet evropian dhe euro-atlantike, ndërsa veten do e prezantonte si  engjëll shpëtimtar”-ka shkruar mes tjerash Gruevski.

Loading…
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 19, 2019 22:52

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA