Gruevski: Sa isha kryeministër, nuk kam pasur takim apo bisedë telefonike me Siljan Micevski

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 22:04

Gruevski: Sa isha kryeministër, nuk kam pasur takim apo bisedë telefonike me Siljan Micevski

Ish kryeministri Nikolla Gruevski hodhi poshtë akuzat e biznesmenit Siljan Micevski si të pavërteta, përcjell FLAKA.

Gjatë dëshmisë së sotme të dy dëshmitarëve, të dy nuk i konfirmuan pretendimet në aktakuzë kundër të pandehurve, prandaj ndoshta ka nevojë për disa media specifike të partisë që të paraqesin një pamje të ndryshme të dëshmisë së tyre para publikut, veçanërisht për Siljan Micevski, shkruajti në Facebook, ish kryeministri Nikolla Gruevski të cilit iu dha azil në Hungari.

“Unë kurrë nuk kam pasur një takim ose bisedë telefonike me Siljan Micevski ndërsa isha kryeministër, dhe as nuk kam sugjeruar kurrë ndonjë gjë ose dikë për ta financuar atë, dhe kurrë nuk kam kërkuar ose marrë asgjë prej tij”, shkroi Gruevski.

Micevski tha sot në gjyq se ai i ka dhënë 10,000 euro në odrë Gruevskit.

Çështja “Talir”, për shkak të së cilës e gjithë pasuria e VMRO-DPMNE-së ishte ngrirë për shkak të financimit të paligjshëm dhe pastrimit të parave në vlerë prej 5 milion eurosh, vazhdoi sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup me dëshminë e biznesmenit Siljan Micevski nga Manastiri. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 22:04