“Grupi i Zjarrit” iu bëri shërbimin më të mirë Artan Grubit. Ai po mirëpritet nga qytetarët!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Janar, 2023 01:35

“Grupi i Zjarrit” iu bëri shërbimin më të mirë Artan Grubit. Ai po mirëpritet nga qytetarët!

Shënjestrimi i Artan Grubit për të shpalosur pakënaqësitë brenda BDI, nga i ashtuquajturi “Grupi i zjarrit”, rezulton të jetë një fushatë tejet pozitive për zv.kryeministrin e parë dhe shefin e kabinetit të liderit të BDI, Ali Ahmeti.

Në takimet e realizuara në Gostivar, paraqitjet e Artan Grubit u mirëpritën dhe duartrokitën nga të pranishmit.

Janë qindra të ri dhe qytetarë të Gostivarit që pas mbylles së takimeve dëshironin të takonin Artan Grubit dhe të bëjnë fotografi me të.

Objektivi i aparatit tonë ka arritur të kam momente ku qytetarët e pranishëm kanë shprehur dëshirë të takojnë dhe përshëndesin Artan Grubin.

Fjalimet e tij kanë nxitur duartrokitje në mesin e të pranishmëve. Fjalët që po qëndron pas Ali Ahmetit dhe fjala e liderit është urdhër për atë, janë mirëpritur me duartrokitje frenetike nga qytetarët e pranishëm.

Pyetjes nëse do të tërhiqet për të mos shkaktuar përçarje në BDI, Grubi iu përgjigj shumë decid, duke thënë që: Vendimi është i Ali Ahmetit dhe se ai do të respekton vendimet e liderit.

Në gati dhjetë takime që BDI dhe lideri i sajë, Ali Ahmeti realizoi me banorët e Gostivarit, zv.kryeministri i parë tërhoqi vëmendje me arritjet e kabintetit qeveritar dhe ministrave të BDI në këto dy vite qeverisje.

Fillimi i punimeve për ndërtimin e korridorit tetë, plotësimi i pesë pikave kryesore të platformës parazgjedhore 2020, sisemimi i administratorëve të punësuar me Marrëveshjen e Ohrit, si dhe shumë arritje të tjera, janë pritur pozitivisht nga banorët e Gostivarit.

Nisur nga këto pamje dhe reagimi pozitiv i pjesëmarrësve në këto takime, rezulton që i ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit në BDI”, Artan Grubit ia bëri shërbimin më të mirë, bashkëbisedim me qytetarët dhe prezantim i arritjeve në qeverisjen e tij.

Editorial – Redaksia Flaka

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Janar, 2023 01:35
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.