“Grupi i zjarrit” takon Ahmetin

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Shtator, 2022 14:44

“Grupi i zjarrit” takon Ahmetin

Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti sot realizoi takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, përcjell TV21. Bexheti tha se në takim janë adresuar pakënaqësitë dhe se nuk janë aty për ndonjë marrëveshje.

“Sot këtu nuk jemi për marrëveshje, jemi për problemet e degës që realisht çdo degë i ka edhe dega e Sarajit pakënaqësitë e veta, të arriturat e veta dhe normalisht pjesa tjetër informova edhe krejt strukturën e degës pse jam pjesë e nënshkrimit të asaj letre drejtuar”, tha Bexheti.

Bexheti theksoi se mbetet pjesë e letrës publike drejtuar Ahmetit.

A jeni akoma pjesë e letrës?

“A mos ju dukem që ndryshoj mendimet pasi vëndoj nënshkrime, në veprimtarinë time asnjëherë nuk kam ndryshuar qëndrim”, tha Bexheti.

“Ne nuk kemi kushte deri te zotëri Ahmeti, kemi një shkresë publike që si i pari, i pakontestueshëm prej nesh, ta informojmë me vërejtjet dhe pakënaqësitë tona”, pohoi Bexheti.

A jeni pjesë e BDI-së?

Normalisht që po, edhe pjesë e BDI-së, edhe pjesë e letrës së nënshkruar publike, tha Bexheti.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Shtator, 2022 14:44

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare