Grupi parlamentar i ASH-së i reagon Bilall Kasamit: Nga ju dalin vetëm mesazhe përçarëse

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 28 Maj, 2023 22:07

Grupi parlamentar i ASH-së i reagon Bilall Kasamit: Nga ju dalin vetëm mesazhe përçarëse

Grupi parlamentar i ASH-së i përgjigjet ftesës së kreut të Besës Bilall Kasami për bashkëpunim dhe kyçjen e tyre dhe të gjithë anëtarësisë së ASH-së me orientin opozitar që t’i bashkohen frontit opozitar.

Në reagimin e tyrë thuhet: “Bilall Kasami, Aleanca për Shqiptarët nuk është vetëm grupi parlamentar, s’janë vetëm deputetët, aq më pak një grup mercenarësh që ti i quan kontakte me anëtarësinë e Aleancës për Shqiptarët. Aleanca është një tërësi strukture politike, me hierarki dhe strukturën e saj politike, të shtrirë në çdo qytet, fshat, lagje, nga Likova në Manastir.

Nga vogëlsia jote prej politikani ne nuk presim që të dalin fjalë të mëdha, por vetëm fjalë me mesazhe përçarëse dhe të themi nuk je i gatuar për gjëra të mëdha. E ditkeni fare mirë për çka është Aleanca për Shqiptarët, po a e dini për çfarë keni shërbyer dhe shërbeni ju. Ju dini të bëni vetëm vasalin dhe shërbëtorin, shërbëtor i atyre që u themeloi, shërbëtor i VMRO-së, pastaj LSDM-së e përsëri i VMRO-së, por kurrë në shërbim të shqiptarëve. Ju drejtohesh deputetëve të Aleancës për Shqiptarët e nuk na the ku janë deputetët e tu që kohë pas kohe zhduken e s’janë askund, prandaj Bilall Kasami, arikulohu! Ëëë-të e tua për ne më shumë ngjajnë në të qara të një çunaraku prej marionete politike sesa në diçka serioze. E meqë si marrim vesh këto ëëë-të e tua, po të përgjigjemi me të njëjtën gjuhë që ti e kupton, A?”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 28 Maj, 2023 22:07

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare