Guardiola: Kartoni blu? Tani për tani është vetëm një ide, ja kur do e jap mendimin tim

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 10 Shkurt, 2024 08:58

Guardiola: Kartoni blu? Tani për tani është vetëm një ide, ja kur do e jap mendimin tim

Në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes ndaj Everton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur në veçanti për temën kryesore të ditës “Kartonin blu”.

Guardiola u shpreh se për momentin ende nuk është diçka konkrete, por shtoi se kur të vijë momenti që ta kuptojë se çfarë është fiks atëherë do e japë mendimin e tij mbi këtë çështje.

“Nuk është diçka zyrtare, por kur të japin vendimin përfundimtar dhe të shpjegojnë rregullat në mënyrë që të gjithë ta kuptojnë, atëherë unë do të jap mendimin tim. Tani për tani është vetëm një ide. Nesër le të jemi gati për të luajtur ndeshjen, pasi Everton gjithmonë vjen këtu për të marrë rezultate të mira”-u shpreh tekniku.

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 10 Shkurt, 2024 08:58

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare