Gurri: “Çka e lidhte Muhamer Veselin me Sllobodan Çashulen?!”

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 8 Nëntor, 2023 12:24

Gurri: “Çka e lidhte Muhamer Veselin me Sllobodan Çashulen?!”

Dyshime të mëdha ngriten në opinion për të kaluarën e Muhamer Veselit, ish drejtor i Agjencionit për Hallall Standard dhe anëtar i Rijaset të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, përcjell Flaka.

Shkëmb Gurri, qytetar, në një koment të tij në postimin e publikuar në Facebook të Agjenicë së lajmeve Flaka, pyet se çfarë e lidh Muhamer Veselin me ish politikanin maqedonas, tashmë të ndjerë, Sllobodan Çashule.

“Le të tregon ky zotëria se çka e lidhte me politikanin e ndjerë maqedonas Sllobodan Çashule? Pastaj do ta kemi më kollaj ta kuptojmë se kush është ky xhelat”, shkruan qytetari Shkemb Gurri, në komentin e tij në postimin e publikuar në Facebook të Agjenicë së lajmeve Flaka.

Sllobodan Çashule me profesion ka qenë gazetar, ndërkohë që më vonë u bë ministër i punëve të jashtme të Maqedonisë së Verit dhe deputet nga radhët e VMRO-DPMNE.

Çashule ka lindur në Shkup më 27 shtator 1945. Ai është djali i shkrimtarit të njohur maqedonas Kolë Çashule. Në vitin 1972, Çashule përfundoi arsimin e tij në Universitetin Katolik Papnor të Limës në Peru.

Nga viti 1965 për dy vite ishte gazetar dhe themelues i TV Shkupit, për të vijuar pastaj deri në vitin 1974 si
korrespondent i TV Shkup në Kili dhe Peru. Nga viti 1974 dhe deri në vitin 1980 ishte korrespondent i “”Tanjug”, në Amerikën Latine dhe Karaibe për të vijuar pastaj si kryeredaktor i “TANJUG “Tanjugut”, në Maqedoni, Nga viti 1990 dhe deri në vitin 1994 ishte drejtor dhe kryeredaktor i radios maqedonase, dhe pastaj drejtor i përgjithshëm i “Nova Makedonija”në Shkup.

Më 30 nëntor 2001, Cashule u bë Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, i katërti në radhë në qeverinë e Ljubço Georgievskit. Në vitin 2002 u zgjodh deputet në Kuvendin e Maqedonisë. Sllobodan Çashule ka qenë edhe ambasador në Madrid.

Çashule ka qenë edhe anëtarë i Forumit për të Drejtt e Njeriut, kryetar i së cilit ishte Tomislav Çokrevski, ministër i brendshëm gjatë ngjarjeve të Gostivarit në 9 korrikun e 1997.

Sllobodan Çashule ka qenë ndër politikanët maqedonas me pikëpamje antishqiptare. Në rolin e ministrit të punëve të jashtme, ai kishte kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të pengojë miratimin në Kuvendin e Kosovës të një rezolute që nuk njeh marrëveshjen e kufirit të nëshkruar mes Shkupit dhe Beogradit.

Muhamer Veseli prej më tepër se dy dekada ka qenë i kyqur në BFI. Fillimisht në Muftininë e Shkupit dhe pastaj në selinë qendrore. Ka qenë drejtor i Agjencionit për Hallall Standard dhe anëtar i Rijaset të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, deri para disa muajve kur kreu i BFI vendos shkarkimin e tij.

Agjencia e lajmeve Flaka kërkoi prononcimin e Veselit duke iu drejtuar përmes profilit të tij në Facebook. Deri në publikimin e lajmit nuk kishin përgjgjie, ndërkohë që jemi në pritje të prononcimit të tij, me qëllim që të gjitha palët të mund të shprehin mendimet e tyre. Sapo të ketë arritur reagimi i tij, Flaka do ta publikon. Flaka

Lexo edhe: Kush është Muhamer Veseli, ky bastard i Bashkësisë Fetare Islame?

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 8 Nëntor, 2023 12:24

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare