Gusto tashmë i përket Chelseas, mbetet huazim te Lyon

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Janar, 2023 12:34

Gusto tashmë i përket Chelseas, mbetet huazim te Lyon

Chelsea ka vazhduar aktivitetin në afatin kalimtar të janarit me nënshkrimin e mbrojtësit të djathtë të Lyonit, Malo Gusto.

Reprezentuesi i Francës U-21 ka firmosur një kontratë shtatëvjeçare e gjysmë në “Stamford Bridge”, por ai do të kalojë pjesën e mbetur të sezonit 2022-2023 si huazim te klubi ku është aktualisht, te Lyon.

Siç është raportuar, Gusto i ka kushtuar Chelseas 29.9 milionë euro. 

Pas Mykhaylo Mudryk, Benoit Badiashile, Noni Madueke, Andrey Santos, David Datro Fofana dhe Joao Felix, ai bëhet nënshkrimi i shtatë i Chelseas. 

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Janar, 2023 12:34

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare