Guterres: Aneksimi i rajoneve të Ukrainës nga Rusia, përshkallëzimi i rrezikshëm

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Shtator, 2022 22:18

Guterres: Aneksimi i rajoneve të Ukrainës nga Rusia, përshkallëzimi i rrezikshëm

Nëse Rusia ecën përpara me planet e saj për të aneksuar katër rajone të Ukrainës, kjo do të shënonte një “përshkallëzim të rrezikshëm” që do të kërcënonte perspektivat për paqen në rajon, tha të enjten shefi i OKB-së, Antonio Guterres.

“Çdo vendim për të vazhduar me aneksimin e rajoneve ukrainase: Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja nuk do të kishte asnjë vlerë ligjore dhe meriton të dënohet”, u tha ai gazetarëve.

Kremlini njoftoi më 29 shtator se do t’i aneksojë formalisht katër rajone të Ukrainës, ku së voni u mbajtën të ashtuquajturat referendume për bashkim me Rusinë.

Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se ceremonia e nënshkrimit do të mbahet më 30 shtator.

Në të, sipas tij, do të marrin pjesë presidenti rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësit e instaluar nga Moska të katër rajoneve ukrainase: Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja.

Zyrtarët pro-rusë të këtyre rajoneve thanë se votuesit e kanë mbështetur me shumicë votash bashkimin me Rusinë.

Por, referendumet e ashtuquajtura u hodhën poshtë nga Ukraina, qeveritë perëndimore dhe Kombet e Bashkuara, duke thënë se ato janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Të katër rajonet formojnë një rrip të rëndësishëm tokësor midis Rusisë dhe Gadishullit të Krimesë, të cilin Moska e aneksoi ilegalisht nga Ukraina në vitin 2014.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Shtator, 2022 22:18

28
Nën
Pasi sot Shkupi u bllokua nga dhjetëra autobusë urbanë të dy shoqatave transportuese private, si...
28
Nën
Kur e mora përgjegjësinë e kryeministrit para 10 muajsh, haptas u thashë të gjithëve: qëllimi...
28
Nën
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti mori pjesë në ngjarjen publike në temën:...
28
Nën
Rektori i Universitetit ka shkruar një postim pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, pasi...