Guti “tradhton” Ronaldon, ja përse Messi është më i miri në botë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 24 Janar, 2020 20:30

Guti “tradhton” Ronaldon, ja përse Messi është më i miri në botë

Guti dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë shokë skuadre te Real Madrid deri në vitin 2010.

Teksa ylli portugez po luan me Juventusin, Guti ndërkohë është trajneri i Almerias, skuadër e cila kryeson kategorinë e dytë në Spanjë.

Kur i është drejtuar pyetja se kush është më i miri në botë, ai është përgjigjur në këtë mënyrë: “Njoh vetëm një lojtar që është fantastik në çdo ndeshje. Ai është Messi. Sa herë që futet në fushë, ndodh diçka. Lojtarët e tjetër kanë ulje dhe ngritje”, deklaroi Guti për “Abola”.

Në këtë sezon, Messi ka luajtur 21 ndeshje me Barcelonën, duke shënuar 17 gola dhe duke dhënë 9 asiste, transmeton KJ.

Kontrata e argjentinasit ndërkohë është e vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 24 Janar, 2020 20:30