H. Hfz. Shaqir ef. Fetai zgjidhet Reis Ulema i Bashkësisë Fetare Islame – BFI

Desk
By Desk November 18, 2020 12:00

H. Hfz. Shaqir ef. Fetai zgjidhet Reis Ulema i Bashkësisë Fetare Islame – BFI

H. Hfz. Shaqir ef. Fetai zgjidhet Reis Ulema i Bashkësisë Fetare Islame. Ky është vendimi i marrë në një proces zgjedhor nga Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame – BFI, të mbajtur sot në selinë e Bashkësisë Fetate, raporton FLAKA

Anëtarët e Rijasetit të BFI-së votuan mes dy kandidatëve, edhe atë myftiu i Gostivarit dhe u.d. kryetarin aktual, Shaqir Fetahu dhe myftiun e Tetovës Qani Nesimi. Për Fetaun votuan 18 ndërsa për kundërkandidatin 3 anëtarë të Rijasetit. 

“Kam nderin e vecante te ju pershendes me pershendetjen Islame: paqa meshira e zotit qofte mbi ju. Sot u zgjodh kryetari i Bfi, kjo eshte nje dite e madhe pee besimtaret e maqedonise, fituan te gjithe. Fitoi moralja, konstruktiviteti dhe kemi nga sot nje amanet per te prezentuar fjalen e Zotit, paqen. Rrugetimi yne do te jete dija, toleranxa, transparenca, unifikimi. Do jemi BFI e cila me mencuri dhe ndergjegje do tju beje balle te gjitha sfidave te kohes. Falenderoj cdo nepunes ftar per punen e bere gjate ketyre diteve prej kur u shpallen zgjedhjet”, u shpreh Shaqiri pas rezultatit zgjedhor, raporton FLAKA

“Procesi zgjedhor ishte i qete, prandaj pershendes komisionin zgjedhor per organizimin e mirefillt. Mirenjohje te vecante ndaj vellaut tim, bashkekandidatit tim, Qani Nesimi me te cilin kemi qene per nje BFI me bashkekohore dhe transparente. Ai dha kontributin e tij per ta ecur para BFI, kete organizate me ndukim te madh ne jeten shoqerore”, u shpreh Shaqiri i cili me këtë rast u shpreh që edhe mediat ketij procesi i dhane nje fryme shume demorkratike, prandaj u jam mirenjohes. Keni njoftuar opinionon ne perpikmeri per procesin zgjedhor.

Rijaseti i BFI-së përbëhet prej Reis ul Ulemasë, Sekretarit të Përgjithshëm të BFI-së, muftinjve, drejtorëve dhe dekanëve të institucioneve arsimore, kryetarëve të shoqatave të Bashkësisë Fetare Islame dhe dy anëtarëve të caktuar nga ana e Reis ul Ulemasë me përvojë në organizimin e jetës fetare në radhët e BFI-së.

Zgjedhja e Reisit të ri erdhi pasi shkarkimit të Sulejman Rexhepit nga Riaseti i BFI-së më 27 Maj të këtij viti. FLAKA

LAJMI NË PËRDITËSIM

Desk
By Desk November 18, 2020 12:00