Habit lideri i U2: Nuk më ka pëlqyer kurrë emri i grupit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 20 Janar, 2022 22:43

Habit lideri i U2: Nuk më ka pëlqyer kurrë emri i grupit

Janë pak ato që nuk njohin U2 dhe impaktin që kanë patur në historinë e muzikë pop-rock në tre dekadat e fundit. Këngë si “With or without you”, “Pride”, “Sunday bloody sunday” kanë hyrë në majat e renditjeve botërore dhe në përzgjedhjen e gjeneratave të ndryshme, nga viti 1976 kur u formuan në Dublin.

Por një intervistë online ka hedhur dritë mbi liderin e grupit, këngëtarin Bono, dhe mendimi që ai ka për trashëgiminë muzikore të grupit që ka shitur më shumë se 200 milionë disqe nëpër botë është disi befasues.

Irlandezi 61-vjeçar deklaroi se vetë emri i grupit nuk i ka pëlqyer kurrë. “ Nuk më ka pëlqyer kurrë. Në mendjet tona përfaqësonte diçka që i referohej të ardhmes, siç ishin aso kohe nëndetëset U-Boot gjermane. Por pastaj thjesht e pranuam sepse menaxheri ynë Paul Mc Guinness tha se shkonte mirë e stampuar në bluza, dhe nuk u fol më për këtë çështje.

Por Bono, emri i vërtetë i të cilit është Paul David Hewson, tregoi edhe për një ndjesi edhe më të çuditshme, pas 46 vitesh karrierë, koncerte dhe kryevepra. Ai nuk pëlqen as pjesën më të madhe të këngëve që ka kënduar, jo për tingujt dhe fjalët, por për shkak të performancës së tij.

“Shpesh herë e mbyll radion kur fillon njëra prej tyre. Dëgjoj me qejf vetëm “Miss Sarajevo” me Luciano Pavarottin, dhe jam krenar për “Vertigo”, por kur dëgjoj të tjerat bëhem i kuq nga turpi. Muzika është shumë e mirë, por zëri im është shumë i çuditshëm, aspak i ngjashëm me një irlandez. Mendoj se vetëm vitet e fundit jam shndërruar në një këngëtar të mirëfilltë”, deklaroi ai.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 20 Janar, 2022 22:43