Thaçi: Gabime politike në paqe mund të kem bërë, por krime lufte asnjëherë

Thaçi: Gabime politike në paqe mund të kem bërë, por krime lufte asnjëherë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se gabime politike në paqe mund të ketë bërë, por krime lufte asnjëherë.

Ai u është drejtuar qytetarëve të Kosovës të hënën.

Thaçi ka thënë se nëse do t’i kthej kohës parapa do ta bënte të njëjtën gjë, duke iu përgjigjur plumbit të armikut me plumbin e lirisë.

“Edhe po të kthehesha mbrapa, në kohën e zezë të Slobodan Millosheviqit, do të bëja të njëjtën gjë, duke iu përgjigjur plumbit armik me plumbin e etjes për liri dhe duke mos i hyrë kurrë në hak asnjë qytetari serb, rom apo shqiptar”, është shprehur Thaçi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Qershor, 2020 22:50

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

Marketing politik