Hafizi: Nëse ngjarja është e vërtetë, është e rëndë

Hafizi: Nëse ngjarja është e vërtetë, është e rëndë

Deputetja e PS-së Mimoza Hafizi duke folur pas mbledhjes së grupit socialist tha se ishte diskutuar lidhur me lajmin e kërcënimit të akademikëve. Nëse ngjarja është e vërtetë, është e rëndë tha Hafizi.

“Na u tha se qeveria ka marrëdhënie të mirë me kandidatët. Na u tha se prokuroria po heton”, tha znj.Hafizi.

Ajo konfirmoi se Asambleja e Përgjithshme e PS-së, do të mblidhet këtë të shtunë. Znj. Hafizi do të paraqesë sërish kërkesën e saj për hapjen e kutive të referendumit, kërkesë që më herët e ka pasraqitur dhe në komisionin e garancive statutore dhe nuk ka marrë përgjigje.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 18, 2016 12:42

REKLAMA