Hagë, 70 të arrestuar pas një operacioni kundër trafikimit të fëmijëve

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 9, 2019 20:44

Hagë, 70 të arrestuar pas një operacioni kundër trafikimit të fëmijëve

Policia europiane arrestoi 70 persona gjatë një operacioni të gjerë kundër trafikut të fëmijëve ndërmarrë në disa vende europiane, që mundësoi identifikimin e 53 minorenëve si viktima potenciale, njoftoi sot Europol.

“Agjencia europiane e bashkëpunimit mes policisë kriminale ka mbështetur një operacion paneuropian kundër trafikut të minorenëve për qëllime të shfrytëzimit seksual, lypjes së detyruar dhe punësimit të detyruar”, theksoi Europol në një komunikatë.

Operacioni ka çuar në arrestimin e 34 personave për shfrytëzim të qenieve njerëzore dhe 36 individëve të tjerë për vjedhje, shfrytëzim seksual të fëmijëve dhe lehtësim të imigracionit klandestin.

“Më shumë se 127 000 individë, 63 800 automjete dhe 1 100 vende u kontrolluan”, shtoi agjencia.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 9, 2019 20:44