Hahn do t’i presë katër liderët në “shtëpinë e Bashkimit Evropian”

Hahn do t’i presë katër liderët në “shtëpinë e Bashkimit Evropian”

Siç njofton korrspondenti i MIA-s nga Brukseli, me fillim në orën 11:00, Hahn nesër do të presë liderët e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, PDSH-së dhe BDI-së  në të ashtuquajturën  “shtëpia e Bashkimit Evropian” në Vjenë, që ndodhet në rrugën “Viplinshtrase” në afërsi të qendrës së kryeqytetit austriak, përcjell FLAKA. 

Edhe pse Bashkimi Evropian ka një delegacion pranë OSBE-së dhe Kombeve të Bashkuara në Vjenë, Hahn dhe eurodeputetët Kukan, Howitt dhe Vajgl ata zgjodhën “shtëpinë e Bashkimit Evropian” si Përzhina e re. Bëhet fjalë për një ndërtesë moderne e tëra me xhama, ndërsa është emëruar si  e tillë për shkak se në atë shtëpi gjenden zyrat e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian në Vjenë.

Ndonëse lideri i LSDM-së Zoran Zaev e ka kushtëzuar pjesëmarrjen  e tijj në këto bisedime me dy kushte të cilat deri më tani nuk janë plotësuar, Hahn dhe eurodeputetët do t’i presin liderët politikë të Maqedonisë të takimin e nesërm, edhe krahas asaj se askush as nga Komisioni Evropian, as nga Parlamenti Evropian nuk e ka konfirmuar e as praninë e tyre. Pjsëmarrja në këtë takim, tani për tani zyrtarisht e kanë konfirmuar VMRO-DPMNE e cila pritet që me një delegacionin të lartë të kryesuar nga kryetari i partisë Nikolla Gruevski të mbërrijë në kryeqytetin austriak. Për në Vjenë Vjenë konfirmoi se do të shkojë dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Megjithatë, në “shtëpinë e BE-së” në Vjenë, tashmë përgatitet salla për mbledhjen për zgjidhjen e krizës politike dhe jo zyrtarisht, ndërmjetësit evropian i presin të gjithë të ftuarit të marrin pjesë në takimin e liderëve i cili do të mbahej edhe me mungesë të ndonjërit prej tyre, njofton FLAKA.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 21, 2016 08:03

REKLAMA

PARTNER