Hahn: Nëse i themi “JO” Maqedonisë do të destabilizohet rajoni!

Desk
By Desk 26 Prill, 2019 15:03

Në një intervistë për gazetën gjermane “Handelsblatt” komisioneri për politikën europiane të fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit. Johannes Hahn ka deklaruar se një shtyrje e vendimit pêr hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut që ka plotësuar kushtet mund të desta.bilizojë vendin dhe të gjithë rajonin e Ballkanit.

Në intervistën për gaztën gjermane Komisioneri Hahn ka konfirmuar se Komisioni Europian do të bëjë rekomandime pozitive për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në fund të majit e më pas shtetet anëtare do marrin një vendim duke vlerësuar edhe situatën aktuale politike. Hahn vlerëson se marrëveshja historike e Prespës dhe traktati i miqësisë me Bullgarinë janë sinjale novatore për të gjithë rajonin që japin shpresë se edhe zgjidhja e konf.likteve të gjata është e mundur. Sipas tij Maqedonia Veriore ka bërë gjithashtu përparim të mirë në reformat e brendshme.

Për Hahn është e qartë se vendi meriton dritën e gjelbër në qershor të këtij viti. Ndërkohë për Shqipërinë Hahn konsideron se reforma gjithëpërfshirëse gjyqësore është shembullore por njeh se përpjekjet për të lu.ftuar korr.upsionin dhe kr.imin e organizuar duhet të rriten. Por Hahn jep sinjalin e alarmit lidhur me një shtyrje apo vendim negativ. Hahn thotë se mosnjohja e rezultateve të arritura nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të kishte pas.oja drama.tike për të dyja vendet dhe kjo do të shkaktonte një efekt domino neg.ativ në rajon.

Në vlerësimin e tij kjo do të ishte veçanërisht e rrez.ikshme për Maqedoninë e Veriut duke qenë se vendi ka marrë rekomandime pozitive prej një dekade qê s’janë konkretizuar për shkak të mosmarrëveshjes së mëparëshme për emrin. Nga ana tjetër Hahn shpjegon se një JO për Maqedoninë do të shkurajonte Serbinë dhe Kosovën për të kryer reforma të vështira ose për të zgjidhur konfliktet midis tyre.

Desk
By Desk 26 Prill, 2019 15:03