Hahn: Zaev dhe Tsipras hapën rrugën për një epokë të re të bashkëpunimit
Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Johannes Hahn uroi Kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras në Twitter për thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, përcjell FLAKA.
“Unë përgëzoj krerët e Greqisë dhe Maqedonisë Veriore për hapjen e rrugës për një epokë të re të marrëdhënieve miqësore dhe produktive, në interes të qytetarëve të tyre dhe të gjithë rajonit”, shkroi Hahn në Twitter pas takimeve të sotme midis Zaev dhe Cipras në Shkup. FLAKA

