Hajdari: Jam bijë e rritur dhe edukuar nga një nënë me shami

Linda Limani
By Linda Limani March 8, 2020 23:17

Hajdari: Jam bijë e rritur dhe edukuar nga një nënë me shami

Kryetarja e forumit të gruas pranë Bashkimit Demokratik për Integrim Mukadese Hajdari ka reaguar ndaj statusit të Arta Toçit në rrjetin social facebook ku mbulesën e femrës shqiptare e ka barazuar me analfabetizëm.

“Unë jam bijë e rritur dhe e edukuar nga një nënë me shami, e cila ka dhënë maksimumin për të më ofruar edukatë dhe arsim të mirëfilltë.

Në rrethin tim ka shumë gra, vajza, mike, shoqe të cilat gjithashtu janë rritur nga nënat me shami, e të cilat edhe vet kanë zgjedhur të mbajnë shami, por që i shërbejnë shoqërisë e kombit në mënyrën më dobiprurëse sepse janë të arsimuara, profesioniste të vërteta, shkencëtare të cilat veprojnë me shumë përkushtim, pa urrejtje, pa paragjykime dhe frustracione.

Prandaj porosis zonjën e cila ka etiketuar shaminë si formë të analfabetizmit të shoqërisë shqiptare të ketë kujdes kur shprehet për shkak se Shamia është përzgjedhje demokratike e gjithsecilës nga ata që e mbajnë dhe është simbol i bujarisë, përkushtimit ndaj Zotit dhe mirësisë!
#respektpergratëmeshami”, ka shkruar Hajdari.

Linda Limani
By Linda Limani March 8, 2020 23:17