Hajduti në Angli vodhi kuletën e policit pasi u arrestua

Hajduti në Angli vodhi kuletën e policit pasi u arrestua

Një hajdut vodhi kuletën e një polici, pasi u arrestua dhe ishte i ulur në pjesën e pasme të një makine. Anthony Connor, 32 vjeç, nga Anglia, u përkul përpara dhe ngriti portofolin teksa po drejtohej në komisariat.

Sipas mediave të huaja, ai u kap vetëm pasi mori kuletën që përmbante 10 funte dhe një faturë të metros.

Kur e pyetën se çfarë po bënte, ai u përgjigj se nuk e dinte që ishte e policit dhe kërkoi falje.

Coonor nga Greater Manchester u arrestua më 15 shkurt, pasi u përpoq të vidhte një Range Rover, përballë rrugës ku banonte pronari i veturës.

Prokurorja Elizabeth Evans tha në gjyq se pronari i makinës Dennis O’Connor ishte në shtëpi duke fjetur dhe u zgjua nga zhurma e makinës jashtë. 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 20 Maj, 2020 22:59

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.