“Hajduti serik”, skandali i publikuar në Flaka mbërrinë në studio televizive. Flet ministri Lloga!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 19 Prill, 2023 23:05

“Hajduti serik”, skandali i publikuar në Flaka mbërrinë në studio televizive. Flet ministri Lloga!

Skandali me vjedhësin serik nga Gostivari daton nga fundi i vitit 2018. Edhe pse kanë kaluar gati 5 vite, rasti nuk ka një epilog dhe vjedhësi i akuzuar për më tepër se 50 vjedhje të realizuara në rajonin e gjerë të Gostivarit vazhdon të mbetet në liri, për skaj faktin që ka një verdikt të drejtësisë që atë e çon prapa grilave.

Me datë 4 Dhjetor të vitit 2018, Policia e Gostivarit kumtoi se ka zbardhur mbi pesëdhjetë vjedhje të rënda dhe ngriti padi penale kundër dy personave të cilët janë të dyshuar se i kanë kryer veprat.

Siç kumtoi Policia e Gostivarit: “Të dyshuarit R.K. dhe I.A, ishin të punësuar në një punëtori prodhuese në Gostivar në të cilën para pak kohësh ishte kryer kontroll. Vjedhjet i kishin bërë në atë mënyrë që e kishin shfrytëzuar mungesën e pronarëve dhe kishin hyrë në shtëpitë e atyre që jetojnë përkohësisht në mërgim. Prej aty kishin marrë stoli ari, para, veshmbathje, celularë, aksesorë, orë dhe produkte tjera teknike. Produktet që i kishin marrë më vonë ilegalisht ua kishin shitur blerësve në vend dhe në Republikën e Shqipërisë”.

Prokuroria Publike Themelore e Gostivarit inicoi padi penale kundër Robert Kolaveri atë kohë 30 vjeç shtesat i Shqipërisë dhe Idajet Ahmedi atë kohë 26 vjeçar nga Gostivari.

Polici raportoi që atëherë në cilësin e të dyshuarve, personat në fjalë kishin kryer pesë vepra penale në vitin 2017, ndërsa 47 në vitin 2018, edhe atë në lokacione të ndryshme, kryesisht në qytetin e Gostivarit, Banjicë e Epërme, Debresh, Çegran, Vrapçisht, Gradec, Çajle, Turçane e Vogël, Balindol, Forinë, Toplicë, Raven, lagjet Fazanerija, Grudajca dhe në vendbanime të tjera.

Pas procedimit nga organet e rendit, lënda u bart tek Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit e cila inicoi proces gjyqësor ndaj Idajet Ahmedit dhe Robert Kolaverit, për shkak të kryerjes së veprës penale “Grabitje e rëndë” sipas nenit 236, paragrafi 1, alinea 1 me nenin 45 të Kodit Penal, vepra penale “Grabitje e rëndë” nga neni 236, paragrafi 1, alinea 19 me nenin 22 dhe nenin 45 nga Kodi Penal.

Nisur nga propozim aktakuza e Prokurisë, ekspertizës dhe dëshmive nga pala e akuzës, Gjykata solli vendim me të cilin ndaj të akuzuarit u caktua denim me tri vite burgim.

Gjykata edhe pse kishte sjellë vendim për dënim me burgim, të njejtin vendimin nuk e ka vënë në fuqi dhe as që ka dhënë urdhër për konfiskimin e dokumentave të udhëtimit, ashti siç parashikon Kodi Penal.  

Me 23 Nëntor të vitit 2022, Agjencia e lajmeve Flaka transmetoi lajmin që nuk po dihet se kush po pengon fuqizimin e fletarrestit ndaj Iajet Ahmedit, i cili edhe pse i dënuar me 3 vite burgim për kryerjen e veprës “Vjedhje e rëndë”, ka arritur të lëviz lirshëm për gati 1 muaj, madje edhe të udhëton në Gjermani dhe të merr leje qëndrimi atje.

Nga Gjykata themelore e Gostivarit i janë përgjigjur pyetjes së redaksisë se pse nuk është bërë i plotfuqishëm akt vendimi për dënimin e personit në fjalë. Pyetjes i është përgjigjur kryetari i Gjykatës, Eljesa Aliji.

Në përgjigjen e tij, Aliji thekson që vendimi i gjykatës është i plotfuqishëm dhe se në procedurë e sipër është përmbarimi i sanksonit të caktuar nga gjykatësi i rastit.

“Në lidhje me kërkesën tuaj e cila ka lidhje me procedurën penale kundër personit Idajet Ahmedi nga Gostivari me numër lënde K.Nr 247/21 ju njoftojmë që verdikti K.Nr 247/21 nga data 22.06.2021 e Gjykatës themelore të Gostivarit është e plotfuqishme dhe ndaj të njëjtit është inicuar për përmbarimin e sanksonit dhe në rrjedhë është procedura për zbatim të vendimit të plotfuqishëm”, thuhet në përgjigjen me shkrim të kryetarit të Gjykatës themelore të Gostivarit, Ejesa Aliji.

Pa qartësi të shumta po lindin rreth rastit të denoncuar në Agjencinë e lajmeve Flaka e që ka tronditur opionin publik. Nga Policia e Gostivarit thonë që në këtë institucion nuk ka arritur vendimi i plotfuqishëm i gjykatës, për atë edhe nuk ka një fletarrest aktiv ndaj personave që kryen 57 vjedhje në rajonin e Gostivarit.

Derisa nga Gjykata themelore e Gostivarit pohojnë që vendimi i gjykatës është i plotfuqishëm dhe se në procedurë e sipër është përmbarimi i vendimit, nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë informon dhe konfirmon se nuk është lëshuar urdhër-arrest lokal apo ndërkombëtar.

“Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, sipas njohurive analitike që disponon lidhur me personin e përmendur në kërkesën tuaj, informon dhe konfirmon se nuk është lëshuar urdhër-arrest lokal apo ndërkombëtar. SPB , po ashtu thekson, se nuk ka pranuar asnjë urdhër-vendim (gjyqësor) me aktgjykim të plotfuqishëm dënues, për ndalimin apo privim nga liria për personin I.A. (30) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit. Kështu që, SPB Tetovë nuk ka pasur mundësi dhe hapsirë ligjore, gjegjësisht parakusht, që ti kufizoj lëvizjen, apo ta ndalojë personin me urdhër gjyqësorë dhe ta dërgojë në institucionin përkatës penal”, deklaruan nga SPB – Tetovë për Agjencinë e lajmeve Flaka.

Përgjigjet diematralisht të kundërta nga dy institucionet kompetente thellojnë dyshimet rreth rastit. Derisa nga Gjykata thonë se vendimi është i plotfuqishëm dhe në procedurë është zbatimi i vendimit, nga Policia thonë që deri tek ata nuk ka arritur asnjë urdhër-vendim (gjyqësor) me aktgjykim të plotfuqishëm dënues, për ndalimin apo privim nga liria për personin I.A. (30) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit. Konfuziteti ndërinstitucional lind pyetjen se ku ngeci zbatimi i urdhërit. 

Flaka mëson që personi i dytë, Robert Kolaveri po vuan dënimin me burg në burgun e Idrizovës. Ndërsa banori i Gostivarit edhe pse i dënuar me tre vite burg arriti të lëvizte i lirë edhe nëpër kufqinjt e shtetit, madje edhe të fiton leje qëndrimi në shtetit gjerman.

Skandali i publikuar në Flaka, arriti në studiot televizive nacionale. Në Klan Debat në Tv Klan – Maqedoni i pyetur për rastin, ministri i Drejtësisë Krenar Lloga deklaroi se nuk është i informuar për rastin e “hajnit” të Gostivarit, i cili edhe pse ka shkaktuar 56 vjedhje, vazhdon të jetë i lirë pasi Gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës Themelore. Sipas tij, për këto raste komptetent është Këshilli Gjyqësor Republikan.

Kronologjia e ngjarjes:

Padi penale për dy persona për mbi 50 vjedhje në Gostivar

Vjedhësi serik. Si po kyeshin grabitjet dhe ku përfundonin gjësendet e vjedhura?

Skandali me vjedhësin serik, përgjigjen nga Gjykata themelore e Gostivarit

Institucionet me përgjigje të ndryshme. Thellohen dyshimet

“Hajni” që nuk i lë rehat banorët e Gostivarit?- Lloga: Do të shkoj vet në seancën e Këshillit Gjyqësor

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 19 Prill, 2023 23:05

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare