“Hajni” që nuk i lë rehat banorët e Gostivarit?- Lloga: Do të shkoj vet në seancën e Këshillit Gjyqësor

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 17 Prill, 2023 23:00

“Hajni” që nuk i lë rehat banorët e Gostivarit?- Lloga: Do të shkoj vet në seancën e Këshillit Gjyqësor

Krenar Lloga deklaroi se nuk është i informuar për rastin e “hajnit” të Gostivarit, i cili edhe pse ka shkaktuar 56 vjedhje, vazhdon të jetë i lirë pasi Gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës Themelore. Sipas tij, për këto raste komptetent është Këshilli Gjyqësor Republikan, tha në Klan Debat te Xhumadije Ibrahimi në Tv Klan – Maqedoni, ministri i drejtësisë, Krenar Lloga.

Lloga paralajmëroi se edhe përkundër faktit se 5 apo 6 ministrat e kaluar të Drejtësisë nuk kanë marrë pjesë në seancat e Këshillit Gjyqësor, ai vet do të shkojë në seancën e radhës dhe do t’i shpalosë të gjitha shqetësimet e tilla në këtë këshill.

Ai shprehu edhe një shqetësim tjetër që po ndodh në tre gjykata të vendit, si ajo Themelore në Tetovë dhe Penale dhe Apeli në Shkup. Sipas Llogës, nga takimi me përfaqësuesit amerikan ka kuptuar se në këto tre gjykata ka salla të pajisura me sistem për audio dhe video inçizim të seancave, por që nuk janë vënë asnjëherë në përdorim.

“Kam qenë i shokuar kur gjithë ky investim amerikan në tre salla të gjykatave në vend nuk ka qenë aspak i përdorur”, tha Lloga, i cili shtoi se ka kërkuar menjëherë sqarim nga krerët e këtyre gjykatave.

Lexo rreth lajmit:

Skandali me vjedhësit serik, Policia demanton Gjykatën: S’ka urdhër-arrest!

Institucionet me përgjigje të ndryshme. Thellohen dyshimet

Skandali me vjedhësin serik, përgjigjen nga Gjykata themelore e Gostivarit

Vjedhësi serik. Si po kyeshin grabitjet dhe ku përfundonin gjësendet e vjedhura?

Grabiti 57 familje dhe u dënua me 3 vite burgim. U largua nga shteti dhe jeton në Gjermani! 

U kap nga Policia dhe u dënua nga Gjykata, vjedhësi serik vazhdon të lëvizë i lirë! 

Padi penale për dy persona për mbi 50 vjedhje në Gostivar

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 17 Prill, 2023 23:00

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare