Hajredini: Maqedonia e Veriut nuk ka kapacitet të përballet me krizën e pandemisë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 25 Mars, 2020 23:07

Hajredini: Maqedonia e Veriut nuk ka kapacitet të përballet me krizën e pandemisë

Maqedonia nuk ka kapacitet ekonomik të përballet me këtë pandemi, vlerëson ish ministri i Financave, Xhevdet Hajredini.

“Jo Maqedonia e Veriut nuk ka kapacitet ekonomik të përballojë pasojat e kësaj krize kaq dramatike. Jo vetëm Maqedonia e Veriut por të gjitha shtetet e vogla e të varfëra, shtetet më të varfëra në Evropë siç janë Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova etj, nuk kanë kapacitet t’i përballojnë pasojat e krizës me pandeminë”, tha Hajredini në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 25 Mars, 2020 23:07