Hakerimi, faqja e internetit në MASH ende “Out”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Shtator, 2022 10:51

Hakerimi, faqja e internetit në MASH ende “Out”

Ueb-faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ende nuk është në funksion pasi më 9 shtator ishte sulmuar nga hakerët. Gjatë 12 ditëve të kaluara ajo plotësisht është ndërprerë dhe në të nuk ka qasje. Nga MASH-i thonë se po punohet në aktivizimin e sërishëm të saj, por nuk precizojnë se kur pritet të bëhet kjo.

Ishte bërë e ditur se faqja (www.mon.gov.mk) ishte sulmuar nga ekipi grek i hakerëve „Netwatchers“. MASH-i atëherë bëri të ditur se është në komunikim me Qendrën Nacionale CIRT për incidente kompjuterike pranë Agjencisë së Komunikimeve Elektronike, ku është denoncuar rasti dhe prej ku priten, me mbështetje të MPB-së, të ndërmerren aktivitete konkrete për gjetjen e lokacionit dhe burimit të sulmeve.

“Në ndërkohë, shërbimi TI i MASh-it me mbështetje të bashkëpunëtorëve të jashtëm ndërmerr veprime për përforcim të sigurisë së ueb-faqes, pas çka përsëri do të aktivizohet”, njoftoi MASH-i më 10 shtator.

Ministria atëherë tha edhe se nuk ka nevojë për shqetësim për kinse marrjen  e bazave të të dhënave të qytetarëve, sepse në ueb-faqe, siç ishte bërë e ditur – nuk ekzistojnë baza të tilla në prapavijë dhe se ajo ka karakter informativ”.

Në ndërkohë, informacionet për aktivitetet e Ministrisë mund të ndiqen në faqen e saj në Fejsbuk.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Shtator, 2022 10:51

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare