Snopçe nga Gostivari: Tatim zero për rrogën minimale që të rrisim punësimin

Snopçe nga Gostivari: Tatim zero për rrogën minimale që të rrisim punësimin

Gjatë aktivitetit me Forumin Rinor të Aleancës për Shqiptarët, kandidatët për deputetë nga Gostivari të Koalicionit ASH dhe AAA, kanë shpërndarë maska mbrojtëse kundër Koronavirusit dhe Platformën e koalicionit ”Tash është koha”, ”Shtet për të gjithë”.

Bashkë me FRASH – Gostivar ishin kandidatët për Deputetë: Halil Snopçe, Gazmend Abdija; Afan Elezi dhe Taxhedin Seadini.

“Sot pata nderin të vizitojë dhe bisedojë me esnafin në qytetin tim, Gostivarin. Nga biznesi hasa në mikëpritje, por edhe shumë kritika rreth trajtimit të tyre deri më tani nga politika dhe shteti. Pas bisedova me disa pronarë, shpalosa një pjesë të programit ekonomik të koalicionit Aleanca me Alternativë, duke u premtuar atyre ekonomi të barabartë në sektoret që veprojnë. Për çdo punësim të ri, i cili përmirëson përfaqësimin e barabartë në kompani, shteti do të mbulojë 50 përqind të kontributeve sociale. Poashtu pë rrogën mininale premtojmë tatim zero që të rritet punësimi. Me këtë masë, ne duam të motivojmë krijimin e vendeve të lira të punës dhe mbajtjen e rinisë në vendlindje, pasi e dini se rajoni i Pollogut ku janë të koncentruar shqiptarët, migrimi është më i theskuar në vendin tonë”, tha Snopçe.

Ai tha se esnafi është ankuar për kazinotë.

“Premtojmë largimin e kazinove dhe objekteve tjera që ofrojnë lojrat e fatit nga vendbanimet, konkretisht vendosjen e tyre vetëm në hotele me pesë yje dhe jo në çdo cep të qytetit dhe lagjeve, koncept i cili funksionon edhe në botën perendimore”, tha më tej ai.

Koalicioni ynë “Shtet për të gjithë”, tha Snopçe ofron kushte të barabarta për çdo qytetarë në këtë shtet, prandaj dhe premtojmë barazi të plotë, sidomos në sferën e ekonomisë. Ai foti qytetarët të mbështesin, siç tha, këtë koncept dhe kalicion me të cilin, bashkërisht do ta kthejmë dinjitetin dhe lirinë e qytetarit.

“Prandaj, me 15 korrik masovikisht ti themi bashkë stop diskriminimit dhe të nisim kapitullin e ri të ndryshimit”. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Qershor, 2020 22:41

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.