Hapet “Shtëpia e Evropës” në Prishtinë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 6, 2019 20:14

Hapet “Shtëpia e Evropës” në Prishtinë

Sot pasdite është hapur edhe zyrtarisht “Shtëpia e Evropës” për nder të 9 majit – Ditës së Evropës.

Në kuadër të kësaj, dite sot gjatë ditës janë mbajtur në Prishtinë një varg aktivitetesh e të ngjashme dhe do të ketë edhe ditëve në vazhdim.

Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova në hapje zyrtare të “Europe House”, tha se kjo shtëpi do të jetë derë dhe sy për Kosovë.

“’Shtëpia e Evropës’ është dera, sytë dhe veshët për Kosovën. BE-ja ka krijuar edhe rrjete të rëndësishme përgjatë viteve drejt krijimit të partneritetit. Në këtë shtëpi të re të Evropës, e cila do të jetë e hapur për të rinj dhe të vjetër, artistë, për qytetarët dhe media”, tha Apostovlova.

Ajo shtoi se Bashkimi Evropian ka investuar shumë në Kosovë, si në infrastrukturë, arsim, sundim të rendit dhe ligjit, ekonomi dhe arsim.

Apostolova tha se është e lumtur që fillojnë aktivitet e Evropës në këtë shtëpi që i bashkon gjithëve me vendet e Evropës.

“Çdo ditë në Bruksel i hapin derën publikut për aktivitete, dhe në Evropë u ofrojmë mundësi gjatë tërë vitit, sepse kemi investua shumë në Kosovë, si në infrastrukturë, arsim, sundim të rendit dhe ligjit, ekonomi, arsim, tek sipërmarrësit etj. dhe kanë vlerësuar informacionin mbi Bashkimin Evropian dhe sot ne adresë tyre do jetë shtëpia e Evropës”, deklaroi Apostolva.

Në “Shtëpinë e Evropës” janë hapur edhe dy ekspozita të dy artistëve shqiptar, Agon Nimani dhe Gresa Islami. “Shtëpia e Evropës”, ndodhet në rrugën “UÇK”, në Prishtinë.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 6, 2019 20:14