Hapja graduale e disa bizneseve, Kumanova në rrethanat e pandemisë

Desk
By Desk April 25, 2020 19:20

Hapja graduale e disa bizneseve, Kumanova në rrethanat e pandemisë

Një pjesë e dyqaneve, butiqeve, luleshitësve në qytetin e Kumanovës, kanë filluar të punojnë me orar të shkurtuar. Pronarët e këtyre bizneseve e kishin paralajmëruar hapjen në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se do të punojnë nga ora 11- 13, në pajtim me rekomandimet e Qeverisë.

Në rajonin e Kumanovës po kryhet dezinfektimi kundër rriqrave dhe mushkonjave me qëllimi të parandalimit të përhapjes së sëmundjeve infektive. Me këtë aksion parashihet të dezinfektohen hapësirat e gjelbra, përfshi parqet, oborret e institucioneve publike, sheshi i qytetit si dhe qendrat publike ku ka frekuencë më të madhe të njerëzve.

Hapësirat do të markohen, si dhe nuk rekomandohet qëndrim i gjatë në ato zona si për njerëzit ashtu edhe për kafshët, sidomos menjëherë pas dezinfektimit, kanë informuar nga Komuna e Kumanovës. Ndërkohë, një pjesë e dyqaneve, butiqeve, luleshitësve në qytetin e Kumanovës kanë filluar të punojnë me orar të shkurtuar. Pronarët e këtyre bizneseve e kishin paralajmëruar hapjen në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se do të punojnë nga ora 11-13, në pajtim me rekomandimet e Qeverisë. Pronarët thanë se do të lëshojnë vetëm nga një blerës, kurse qytetarët janë të obliguar të mbajnë maska dhe dorëza gjatë hyrjes në dyqan.

Në këto rrethana të jashtëzakonshme, kur po ndjehen shenjat e para të krizës ekonomike, pronarët e bizneseve kanë paralajmëruar se do të jenë fleksibil sa i përket çmimeve, sepse edhe ekzistenca e bizneseve të tyre do të varet nga fuqia blerëse e konsumatorëve Në rajonin e Kumanovës veprojnë edhe disa kompani prodhuese, të cilat janë të prekura drejtpërdrejt nga gjendja e krijuar pas përhapjes së pandemisë. Rreth 10 për qind e kompanive për prodhimin e këpucëve në Kumanovë po punojnë në rrethanat e reja, kurse një pjesë e tyre planifikojnë të shfrytëzojnë masat e pakos qeveritare për zbutjen pasojat negative në prodhimtari.

Sipas kryetares së Shoqatës së këpucëtarëve të Kumanovës, Lidija Milanovska, që nga fillimi i përhapjes së virusit korona, një pjesë e madhe e prodhimit pësoi goditje për shkak të mungesës së lëndës së parë. Kjo industri ishte e prekur më së tepërmi për arsye se një pjesë e madhe e partnerëve të kompanive kumanovare janë nga Italia, vendi më i goditur në Europë nga pandemia globale. Gjithashtu edhe mbyllja e kufijve me Kinën ka shkaktuar probleme të mëdha, për arsye se një pjesë e madhe e lëndës së parë sigurohet nga ky shtet. Në Shoqatën e këpucëtarëve të Kumanovës bëjnë pjesë rreth pesëdhjetë kompani, në të cilat janë të angazhuar rreth 1400 punëtorë.

Sa i përket respektimit të masave për vetëizolim, të punësuarit në Drejtorinë komunale për mbrojtje dhe shpëtim kanë shprehur shqetësim për arsye se drejtori i kësaj drejtorie, Adnan Xhaferovski, vazhdon të shkojë në punë edhe përkundër faktit se ai më 15 prill kishte qenë në takim bashkë me anëtarët e tjerë të Shtabit të krizës, ku ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski dhe funksionarët e lartë qeveritarë, në krye me kryeministrin Spasovski. Siç bëhet e ditur të gjithë këta ndodhen në vetizolim shtëpiak, ndërkohë që Adnan Xhaferovski vazhdon të shkojë në punë dhe kjo nuk po mbetet pa komente shqetësuese nga ana e të punësuarve. (koha.mk)

Desk
By Desk April 25, 2020 19:20