Hapja zyrtare e Teatrit Shqiptar të Shkupit! Bekim Rexhepi: Leja për punë është akt i kryer

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 12, 2020 19:58

Hapja zyrtare e Teatrit Shqiptar të Shkupit! Bekim Rexhepi: Leja për punë është akt i kryer

Teatri shqiptar i Shkupit për disa ditë do të hap dyert për publikun.

Para disa ditëve ministri i Transportit dhe lidhjeve Bllagoj Boçvarski nuk e kishte idenë që Teatri Shqiptar po pret lejen e tij për të nisur me punë. Por, TV21 mësoi se leja për punë është nënshkruar, ndërsa këtë e konfirmoi vetë zv/ministri Bekim Rexhepi. Sipas tij çështja e lejes për tu hapur Teatri shqiptar është punë e kryer.

“Është më veçse akt i kryer, vendimi është miratuar, është çështje teknike procedurale që vendimi të dorëzohet në teatër, që të ketë të drejtë të ankimohet. Në qoftë se teatri nuk e ankimon këtë vendim, ai është i plotfuqishëm. Përndryshe duhet të presim 15 ditë nga afati për ankimim”, deklaroi Bekim Rexhepi – zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Hapjen e teatrit i cili përfundoi me punë ndërtimore para një viti e kanë prolonguar disa çështje teknike që i ka vërejtur komisioni gjatë inspektimit, siç janë problemet me aparatet për shuarjen e zjarrit.

“Është formuar komision i cili ka dal në terren. Çështjet teknike janë arsyeja kryesore që me siguri kanë qenë pengesë, por pas daljes në terren të Komisionit është konstatuar se gjithçka është në rregull. Javës që vjen do të jetë gati gjithçka”, u shpreh zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi.

Se Teatri shqiptar i Shkupit po pritet të hapet këtyre ditëve, dje e konfirmoi edhe vetw drejtori i këtij institucioni, Adem Karaga.

Përndryshe objekti i Teatrit shqiptar të Shkupit ka nisur të rinovohet në vitin 2013 dhe ka përfunduar kah fundi i vitit 2019. Ndonëse u rikontruua, gjatë pranverës kur kishte reshje të shiut, ridhte çatia, ku kamera e TV21 kapi disa kova nëpër skenën e teatrit./Tv21

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 12, 2020 19:58