Haradinaj: Ftoj Vetëvendosjen t`i shterojë rrugët institucionale

Desk
By Desk April 25, 2019 22:39

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për protestën e ftuan nga lëvizja Vetëvendosje për ditën e premte. Ai ka ftuar Vetëvendosjen t’i shterojë rrugët institucionale.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se Kosova është një shoqëri demokratike ku liria e shprehjes dhe protestës është një e drejtë e garantuar, por edhe se lëvizja Vetëvendosje duhet t’i shteroj të gjitha rrugët institucionale.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Kosova është një shoqëri demokratike ku liria e shprehjes dhe protestës është një e drejtë e garantuar. Protesta kundër korrupsionit, me kërkesën për dorëheqjen e bartësve të pozitave të larta në sistemin e drejtësisë, si pushtet i ndarë, është e drejtë qytetare dhe politike. Por, presioni i rrugës mbi drejtësinë është precedent që nuk i kontribuon vendosjes së saj. Lëvizjen Vetëvendosje, si subjekt i respektueshëm parlamentar, e ftoj të shterojë të gjitha rrugët institucionale, të përdorë së pari interpelancat parlamentare, tryezat politike dhe debatet me ekspertët për sistemin e drejtësisë.

RH

Desk
By Desk April 25, 2019 22:39