Haradinaj nuk do të jetë pjesë e takimit të rradhës se Mini-Schengenit

Desk
By Desk December 17, 2019 20:17

Haradinaj nuk do të jetë pjesë e takimit të rradhës se Mini-Schengenit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk do të jetë pjesë e takimit të rradhës se Mini-Schengenit Ballkanik.

Këtë e ka konfirmuar ai vet përmes një konference për media.

“Unë nuk marr pjesë në takimin e Mini-Shengen. Nuk kemi marrë ftesë”, tha ai.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar kryeministria shqiptare.

Ata përmes një deklarate për media kanë bërë të ditur se në bazë të formatit të caktuar, i ftuar do të jetë presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Kjo edhe për faktin se në Kosovë nuk është formuar ende qeveria e re.

“Nisur nga një deklaratë e bërë nga kryeministri i dorëhequr i Kosovës sqarojmë se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin që në Kosovë ende nuk është formuar qeveria e re, Kosova është ftuar në nivelin më të lartë njësoj si në takimin e Ohrit, përmes ftesës drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi”, thuhet në deklaratën e kryeministrisë shqiptare.

Desk
By Desk December 17, 2019 20:17