”Haribo” në luftë kundër “arinjve të alkoolizuar” të një kompanie spanjolle

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 20 Janar, 2020 22:58

”Haribo” në luftë kundër “arinjve të alkoolizuar” të një kompanie spanjolle

Ander Mendez ka parë një të ardhme të mirë në biznesin e që ka ngritur me dy miq, shitjen e arinjve me xhelatinë, të lagur me alkool.

Kjo risi spanjolle ka nxitur zemërimin e gjigantit gjerman ”Haribo”.

Konflikti ka shpërthyer për shkak të ngjashmërisë së dyshuar mes arinjve në formë xhelatine, të prodhuara nga kjo kompani baske, në verilindje të Spanjës dhe ëmbëlsirave, prodhuesi i të cilave, i njohur botërisht, i ka bërë logon e tyre.

“Si zakonisht për këtë lloj biznesi, ‘Haribo’ ka nisur një procedurë gjyqësore për mbrojtjen e markave të depozituara”, theksoi një zëdhënëse e kompanisë.

“Qielli më ka rënë mbi kokë”, theksoi Ander Mendez, drejtuesi i ”Ositos” me alkool, kur ky inxhinier mori një njoftim zyrtar nga avokatët e ”Haribo”-s dy javë më parë.

Ky dokument thekson se ka një ngjashmëri të madhe mes dy prodhimeve dhe se “arinjtë me alkool” shkelin të drejtat e pronës intelektuale të ”Haribo”-s.

Grupi gjerman, i themeluar 100 vjet më parë në Bon propozoi një zgjidhje miqësore me tre ndërmarrësit e rinj baskë, por kërkon masa drastike./atsh/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 20 Janar, 2020 22:58