Harta se cilat komuna në Shkup kanë të infektuar do të jetë gati deri në vikend, tha Filipçe

Driton Zenku
By Driton Zenku March 26, 2020 16:31

Harta se cilat komuna në Shkup kanë të infektuar do të jetë gati deri në vikend, tha Filipçe

Ministri i shëndetësisë u pyet se cilat komuna janë në Shkup që kanë më tepër numër të infektuarve me koronavirus.

“Po përgatitet harta në lidhke me komunat në Shkup, besoj se këtyre ditëve deri në vikend do të jetë gati ajo”, u përgjigj Filipçe në pyetjen e cila ka disa ditë me radhë të cilën gazetarët ia parashtrojnë.

Filipçe: Mjekë amerikanë po trajtojnë stafin tonë infektologë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filpçe, gjatë komunikatës për shtyp mbi gjendjen e koronavirusit në vend tha se në vendin tonë ka mbërritur një ekip mjekësh nga SHBA-të që do të merren me trajnimin e stafit tonë infektologë në luftën kundër koronaviusit.

 
Driton Zenku
By Driton Zenku March 26, 2020 16:31