Hartë interaktive në Shkup me informacione për dërgim të ushqimit, artikuj ushqimorë dhe ilaçe gjatë orës policore

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 11, 2020 20:09

Hartë interaktive në Shkup me informacione për dërgim të ushqimit, artikuj ushqimorë dhe ilaçe gjatë orës policore

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me GDI Skopje përgatiti hartë interaktive për dorëzim të ushqimit, artikujve ushqimorë dhe ilaçeve gjatë orës policore në territorin e të gjitha komunave të Shkupit.

Në hartën, siç bëri të ditur Qyteti i Shkupit, do t’i gjeni të gjitha veprimtaritë të cilat i keni në dispozicion në komunën tuaj, dhe sipas nevojave tuaja mund të bëni porosi onlajn ose përmes telefonit për dërgesë.

“Është e rëndësishme të përmendet se kjo hartë vazhdimisht do të plotësohet me informacione dhe veprimtari të reja”, shtojnë nga Qyteti.

 
 
Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 11, 2020 20:09