Harxhimet e zyrtarëve – kryeministrit çdo ditë i kushton 120 euo qendrimi në restornate dhe kafene

Redaksia
By Redaksia 4 Prill, 2019 20:48

Harxhimet e zyrtarëve – kryeministrit çdo ditë i kushton 120 euo qendrimi në restornate dhe kafene

120 euro çdo ditë, qoftë kjo e hënë apo e diel. Kjo është mesatarja e parave shtetërore të shpenzuara nga kryeministri në restorante dhe kafene brenda dhe jashtë vendit. Vitin e kaluar për qendrime në hotele shteti paguajti 44 mijë euro për të, përcjell FLAKA.

Në vendin e dytë në këtë kategori është Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bujar Osmani i cili ka shpenzuar 9,100 euro për shërbime hotelierike, i bronztë me 9,000 euro në këtë kategori është Zëvendës Kryeministrin për Çështjet Ekonomike Koço Angjushev.

Sipas informacioneve të qeverisë në dispozicion të publikut, kostoja totale e kartelave zyrtare për vitin e kaluar ishte pothuajse gjysmë milioni euro.

Harxhues më i madh është kryeministri Zoran Zaev, i cili në total nga kartela shtetërore vitin e kaluar ka harxhuar mesatarisht 56,000 euro ose pak mbi 150 euro në ditë, ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov ka shpenzuar 120 euro në ditë ose gjithsej 44,000 eruo në vit, në vendin e tretë është Bujar Osmani, i cili ka shpenzuar 30,000 euro në vitin 2018.

Menjëherë pas tre të parëve, vjen Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike Koço Angjushev, me rreth 22 mijë euro të shpenzuara, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme Viktor Dimovski me mbi 18.500 euro, kreu i Ministrisë së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska ka shpenzuar 17.300 euro, lista mbyllen nga Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, me 16,500 euro të shpenzuara.

Ka pasur shpenzime edhe për dhurata, sepse për këtë janë harxhua më shumë se 8,500 euro. Në këtë kategori, në krye sërisht është Zaev, me 2,500 euro të shpenzuara, dhe ministri dhe sekretari i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Dimitrov ose Dimovski, janë gjithashtu në piedestal.

Me taksi më shumë ka udhëtuar minsitri i shëndetësisë dhe diasporës, Venko Filipçe dhe Edmond Ademi.

Përndryshe, gjatë vitit të kaluar, qeveria nuk ka kursyer as për ushqim dhe kafe për nevojat e institucioneve, për mish janë shpenzuar 40,000 euro, ndërsa është pirë kafe për 45.000 euro. FLAKA

Redaksia
By Redaksia 4 Prill, 2019 20:48