Hasani: Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit

Hasani: Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit

Ish shefi i kabinetit të Kryetarit të komunës së Gostivarit, Bashkin Hasani ka fituar lëndën në gjyq për shpifje ndaj tij nga ana e zëdhënësit aktual të komunës, Jasin Demiri, shkruan Aktuale.Mk 

Përmes një postimi në Fejsbuk, Hasani ka bërë publike vendinet e gjyqësorot.

“Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit! (Sokrati). Kjo thënie e Sokratit do të ishte përgjigja më e saktë për shpifësit. Shpifja nuk mund të bëhet e vërtetë kurrë. Në fushatën e Arben Taravari dhe klikës së tij: E verteta për BDI, u akuzova për keqpërdorim të disa mjeteve. U dëshmua e kundërta. I fitova të gjitha instancat dhe procedurat ligjore. Vendimi i gjykatës i detyron të bëjnë falje publike, por siç duket nuk e kanë ndërmend ta respektojnë këtë vendim. Jam i detyruar ti padisë për mosrespektim të vendimit gjyqësor, shkruan Hasani.

Përmes një konference për shtyp, Demiri e kishte akuzuar Hasanin për keqpërdorim të disa llaptopëve, por rezulton që kjo tendencë e tij ka qenë vetëm një spekulim.

Edhe për shpifjet tjera që i bënë personat e njejtë, do ta dëshmoj pafajsinë. Por do doja që këto shpifje që i bënë ti paguajnë nga buxheti i vet familjar e jo nga buxheti i Komunës dhe qytetarëve të Gostivarit.

Demiri e kishte akuzuar publikisht Hasanit për keqpërdorim të disa llaptopëve në komunë, por rezulton që kjo ka qenë një shpifje nga ana e tij. Aktuale

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 21, 2019 13:44

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA