Hasani uron tifogrupin “Kastriotët” për 10-vjetorin e themelimit

Driton Zenku
By Driton Zenku October 17, 2020 23:39

Hasani uron tifogrupin “Kastriotët” për 10-vjetorin e themelimit

Kryetar i degës së BDI në Gostivar, njëherit zv.ministër i mbrojtjes, Bashkim Hasani, sonte morri pjesë në manifestimit e organizuar nga tifogrupi “Kastriotët” me rastin e 10 vjetorit të themelimit, njofton Gostivari Sot

Me këtë rast, Hasani përmes një postimi ka uruar tifogrupin “Kastriotët” për aganzhimin e tyre gjatë një dekade në përkrahje të sportit gostivaras.

“10 vite tifogrupi “Kastriotët” – Gostivar, 10 vite përplotë energji e Rinisë së Gostivarit. Ishit aty ku ishte nevoja, në përkarhaje të sportit gostivaras në stadiume e palestra. Ishit edhe në ballë të protestave, edhe në iniciative të ndryshme humanitare e qytetare. Ju lumtë djema. Sonte festuan 10 vjetorin, festofshi edhe shumë e shumë përvjetore të tjera. Urime nga zemra”, shkruan Hasani.

Sonte, në Pallatin e Kulturës në Gostivar, tifogrupi “Kastriotët” nga Gostivari festoi 10 vjetorin e themelimit. Gostivari Sot

Driton Zenku
By Driton Zenku October 17, 2020 23:39