Hazbi Lika nuk ka kaluar te Aleanca për Shqiptarët

Hazbi Lika nuk ka kaluar te Aleanca për Shqiptarët

Sipas burimeve të Gazetës Express – Maqedoni, Hazbi Lika nuk do të jetë aktiv në zgjedhjet parlamentare, që nënkupton se nuk do të kalojë në asnjë parti, duke shuar dyshimet që u hodhën dje pas kalimit të dy bashkëpunëtorëve të tij te Aleanca për shqiptarët, shkruan Gazeta Express.

Hazbi Lika është një nga themeluesit e BDI-së, dhe gjatë kësaj kohe ka pasur një karrierë të bujshme politike. Ai ka ushtruar shumë funksione, si ministër, kryetar komunë, deputet dhe së fundi zv/kryeministër në Qeverinë e drejtuar nga Zoran Zaev.

Lika gëzon autoritet të madh në skenën politike. Ai vlerësohet po konsistencën e tij në qëndrimet që kanë të bëjnë për avancimi e çështjes shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Mospajtimet e tij me politikat e BDI-së kanë filluar para disa viteve, duke vazhduar deri në ditët e sotme, kur u largua nga pozita e zv/kryeministrit edhe pse BDI vazhdoi të qëndronte në Qeveri.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Maj, 2020 23:00

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.