Hekuran Duka brenda dy muajve shtyn para projektet që ua kishte premtuar dibranëve

Hekuran Duka brenda dy muajve shtyn para projektet që ua kishte premtuar dibranëve

Kryetari i ri komunës së Dibrës Hekuran Duka është duke shtyrë para më shumë projekte që ua premtoi Dibranëve gjatë fushatës zgjedhore para dy muajve Duka me ekipin e tij arriti të sistematizojë deponinë e egër në rrugën që lidh Dibrën me Shqipërinë ndërkohë që thotë se punohet me intensitet në gjetjen e një zgjidhje të përhershme për menaxhimin mbeturinave në përputhje me standardet evropiane.

“Premtova se punën e parë që do ta bëj është të merrem me sistematizimin e deponisë dhe futjen e saj nën kontroll që kjo deponi të mos jetë burim i infeksioneve burim i helmimeve dhe strehë e qenve endacak.

Çka bëra? Si komunë realizuam një mini-projekt dhe mbeturinat i s’postuam nga rruga regjionale Dibër Shqipëri për 15 deri 20 metra Kjo është faza e parë që përbën 40 për qind të punës, si fazë të dytë kemi ndërtimin e një murri që do ët izoloj deponinë nga ambienti i jashtëm, njëherësh do të vendosen dhe kamera që mbeturinat të mos digjen nga keqbërësit” – thotë Duka

Dibra është komuna e parë dhe e vetme që në hyrje të komunës ka vendosur një ekran në të cilin qytetarët për çdo ditë informohen rreth shpenzimit të çdo qindarke që mblidhet nga taksapaguesit Kryetari i Komunës së Dibrës Hekuran duka thotë se gjatë muajit korrik fillon sanimi i rrugës së banishtat e cila sipas dinamikës së paraparë duhet të përfundojë brenda këtij viti.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 10, 2019 21:34

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.