Hendeku i rrogave mes gjinive, gratë 18% më pak të vlefshme se burrat

Desk
By Desk 11 Prill, 2019 19:10

Hendeku i rrogave mes gjinive, gratë 18% më pak të vlefshme se burrat

Hendeku në rrogat për punën e njëjtë mes dy gjinive, vazhdon të mbetet problem shqetësues.

Statistikat e fundit tregojnë se për të njëjtën punë, femrat paguhen 18% më pak se meshkujt. Sindikatat alarmojnë se ky hendek, në vend të zvogëlohet, vazhdon të thellohet.

“Në vitin 2010, sipas Entit Shtetëror të Statistikave, dallimet në mes të të ardhurave të burrave dhe grave ishte 6.6%, në vitin 2014 u rrit në 13%, kurse tani dëgjojmë se në bazë të analizave të fundit ky hendek është rritur në 18%. Kjo është diçka e pashembullt dhe në kundërshtim me drejtimet në të cilat lëvizë shoqëria në shekullin 21”,- tha Mare Ançeva nga Sindikata për Industri, Energjetikë dhe Xehetari.

Ekspertët fajtorë për këtë dallim në rroga bëjnë stereotipat që ende ekzistojnë në shoqëri dhe faktin se gratë punojnë kryesisht në pozita më të ulëta se meshkujt.

“Nëse shikojmë se ku punojnë gratë dhe ku meshkujt do ta shikojmë se disa vende pune, ne si shoqëri i shohim si më të pranueshme për femrat për shkak të stereotipave gjinore”,- theksoi Marija Risteska nga Qendra për Hulumtim dhe Krijim të Politikave.

Në krahasim me rajonin, Maqedonia e Veriut nuk qëndron më keq në këtë aspekt, thanë ekspertët.

Ngushëllim ndoshta është fakti se ka edhe vende më të zhvilluara ku dallimi i rrogave në baza gjinore është edhe më i madh. Por, kjo nuk do të thotë se nëse ndodh diku tjetër, është normale.

Edhe më tej për autoritetet dhe punëdhënësit duhet të vlejë aksioma, nëse një grua është e aftë të edukojë një njeri, është patjetër e aftë të punojë, drejtojë dhe të paguhet po aq sa edhe meshkujt.

Desk
By Desk 11 Prill, 2019 19:10