Henry, mori një pagesë fantastike në vetëm 140 ditë te Monaco

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 1, 2019 22:59

Henry, mori një pagesë fantastike në vetëm 140 ditë te Monaco

Thierry Henry ka fituar më shumë para se të gjithë trajnerët e futbollit, përveç Diego Simeone dhe Jose Mourinho.

Sipas një raporti të France Football, Henry ka fituar 25.5 milionë euro si trajneri i Monaco-s, teksa një pjesë e madhe e kësaj shume ka ardhur si kompensim pas shkarkimit.

Pep Guardiola, një nga idhujt e Henry, fiton 24 milionë euro në sezon sipas një raporti, duke u vendosur në vend të katërt, një vend më poshtë Henry.

Ernesto Valverde është renditur në vend të pestë, duke fituar 23.5 milionë euro.

Në krye të renditjes është Diego Simeone, i cili vazhdon të paguhet mirë për arritjet e tij tek Atletico Madrid, duke fituar 41 milionë euro në sezon.

Ndërsa në vend të dytë është Jose Mourinho, një tjetër trajner që ka marrë një kompensim të majmë dhe këtë sezon ka fituar 31 milionë euro. (TEma)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 1, 2019 22:59