Hernandez jashtë botërorit

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 23 Nëntor, 2022 12:10

Hernandez jashtë botërorit

Mbrojtësi ka këputur ligamentin, lojtari i shtatë te Franca që dëmtohet në Botëror

Armiku më i madh i kampionëve në fuqi të botë, Francës, në Katar 2022 do të jenë dëmtimet. Suksesi i arritur ndaj Australisë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, erdhi me një tjetër pasojë.

Numri i futbollistëve që janë detyruar të largohen nga eventi për shkak të dëmtimeve shkon në shtatë.

I fundit është Lukas Hernandez.  Prezenca e mbrojtësit të majtë në botëror ishte për vetëm 13 minuta. Lojtari i Bajern Mynihut nuk mundi të vazhdonte dot dhe u detyrua të dilte jashtë.

Pas analizave mjekësore të kryera rezultoi se futbollisti kishte pësuar këputje të ligamentit në gjurin e djathtë.

Një lajm i keq edhe për klubin bavaez, që nuk do ta ketë të gatshëm 26-vjeçarin për pjesën e mbetur të sezonit.

Një tërheqje muskulore më herët bëri që ai të mungonte në 10 takime me Bajernin, e në këtë sezon ka luajtur në vetëm 11 përballje, ku ka shënuar 1 gol ndaj Barelonës.

Futbollistë të tjerë të dëmtuar te “gjelat” deri më tani janë edhe fituesi i “Topit të Artë” 2022 Benzema, Nkunku, Kanté, Pol Pogba, Mainjan and Kimpe-mbé.

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 23 Nëntor, 2022 12:10

07
Dhj
Petrit Pollozhani nga Lëvizja BESA i ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, mes tjerash...
07
Dhj
Anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Andrej Petrov, ka theksuar se zgjedhje të parakohshme parlamentare...
07
Dhj
Derisa e kremtojmë 30-vjetorin e Misionit, ju po përgatiteni ta merrni funksionin kryesues me OSBE-në. Vallë...
07
Dhj
Duke përjashtuar Shqipërinë si vendi me shumën qesharake të pensionit, Maqedonia bën pjesë në grupin...