Hetimi për aksidentin e autobusit në Bullgari është në fund
Hetimi për aksidentin e autobusit në autostradën “Struma” në Bullgari në të cilin humbën jetën 45 persona është në fund, Priten vetëm rezultatet e ekspertizave – gjyqësore-mjekësore, teknike dhe teknike të zjarrit. Ato mund të jenë gati para Krishtlindjeve (më 25 dhjetor), deklaroi sot për BNT shefi i Shërbimit Hetues Nacional Bullgar, Borisllav Sarafov.
Sipas Sarafovit, të dhënat për momentin tregojnë se shpejtësia e autobusit me siguri ka qenë joadekuate me kushtet në rrugë, ndërsa në natën e incidentit k apasur reshje shiu dhe rruga ka qenë e lagësht.
“Shpejtësia e autobusit ka qenë joadekuate me kushtet në rrugë. Mendoj se ka vozitur 90 km/h. Kërkesat e një shoferi profesionist autobusi janë më të larta se për çdo shofer tjetër”, tha Sarafov.
Ai tha gjithashtu se nuk ka lidhje shkak-pasojë mes aksidentit, sinjalizimit rrugor dhe shenjave. Sqaroi se ndoshta ka kontribuuar, por shoferi është dashur të jetë më i kujdesshëm me shpejtësinë adekuate. Megjithatë, Sarafov potencoi se shenjat në rrugë “dukshëm nuk i plotësojnë kushtet”.
Deri tani hetimi tregon se autobusi ende për arsye të panjohura ka shkuar në të djathtë dhe ka goditur bankinat, që e ndajnë hapësirën për pushim nga autostrada. Nga përplasja është shpuar rezervuari i karburantit, ka shpërthyer zjarr dhe autobusi është ngujuar ndërmjet bankinave që i ndajnë të dy korsitë e autostradës.
Ekspertiza e Ministrisë bullgare për zhvillim rajonal dhe punë publike në vendin e incidentit tregoi se trotuari është në gjendje të shkëlqyeshme, por shenja ka mbetur, dhe nuk është kryer urdhri pranveror për rinovimin e tij.
Në aksidentin e autobusit që ndodhi më 23 nëntor humbën jetën 45 persona, ndërsa shtatë ishin lënduar.