Hiqet ndalesa për lëvizje në pyje dhe rajonet pyjore

Desk
By Desk 11 Prill, 2019 20:55

Hiqet ndalesa për lëvizje në pyje dhe rajonet pyjore

Hiqet ndalesa për lëvizje në pyje dhe rajone pyjore që ishte në fuqi nga data 29 e muajit të kaluar për shkak të paraqitjes së një numri të madh të zjarreve.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave sot kumtoi se vendimi për ndalesë të pjesshme për lëvizje në pyje hiqet për shkak të asaj që për momentin me informatat që i kemi nga terreni, nuk ka zjarre aktive dhe nuk ka rrezik nga paraqitja e zjarreve të reja pyjore.

Ekipet e Inspektoratit shtetëror për bujqësi, Policia e pyllit dhe Inspektorati shtetëror për Pylltari dhe Gjueti edhe në periudhën e ardhshme do ta ndjekin gjendjen në terren, informon MBPEU.

Prej atje përkujtojnë se ndalohet djegia e kashtës, barërat e këqija dhe mbeturianat e tjera të bimëve në tokën e gjuetisë, sipas nenit 23 të Ligjit për gjueti dhe mbeturina tjera bujqësore në toka bujqësore si masë parandaluese për mbrojtje të zjarreve pyjore.

Për mosrespektim të dispozitave të Ligjit për gjueti parashikohet gjobë në vlerë prej 1.500 deri 3.000 euro në kundërvlerë të denarit për shkelje nga personi fizik sipas nenit 79 të atij Ligji.

Desk
By Desk 11 Prill, 2019 20:55