Hisë o Vëlla, 21 vjet pa t’pa!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Korrik, 2022 15:27

Hisë o Vëlla, 21 vjet pa t’pa!

Shkruan: Driton ZENKU

Ishte mëngjesi i 29 Korrikut – 2001 kur u shpërnda lajmi që e humbëm në fushëbetejë Hisën e lagjes.

Lajm i trishtë. E humbëm njeriun fjalëpak që të paktë ishin njerëzit që e dinin se kishte braktisur vendin e punës në Itali, për të luftuar në vendlindje.

I fejuar dhe veç Lirisë me asgjë tjetër mangut, në lule të rinisë Hisa vendosi të flijon jetën që sot ne të jetojmë të Lirë. Një vetëfllijim që e bënë vetëm trimi, zemërbardhi e liriepuri.

Lagja Lejthia, Gostivari e fshati Tërnovë u mbuluan nga heshtja që lëshonte dhembje e pikëllim. Hisa iku në përjetësi, duke lënë pas vetës një obus kujtimesh të mira dhe një shembull se si mbrohet vendlindja në vepër, jo me fjalë.

E mbaj mend si një djal i ri intelegjent, i matur dhe plotë elan. Ishte një sportist i dalluar në mundje, duke arritur rezultate në nivele ndërkombëtare.

Në vitet 1989/1990 Hisa ishte pjesë e protesave të organizuara në vendlindje. Hisa në vitin 1994 u angazhua në themelimin e Universitetit të Tetovës, duke u bërë pjesë e protestave për arsimim në gjuhën shqipe. Pasi ra në sytë e diktaturës, Hisa u largua drejt Italisë.

Si në vendlindje dhe më pas në mërgim, Hisa nuk reshti së punuari për çështjen kombëtare. Atje filloi angazhimet në Lëvizjen Popullore të Kosovës.

Hisa ishte ndër të parët që u angazhua në përgatitjen e luftës duke marrë për sipër bartejn e armatimit nga shtetet e perëndimit drejt vendindjes.

Nga Fabriano të Italisë, Hisa bashkë me shokë nisi rrugës së vendlindjes për tu bashkuar me ushtarët e tjerë të lirisë.

21 vjet nga përjetësimi i Tahir Sinanit dhe bashkëluftëtarëve të tij, Naser e Brahim Ademi, Hisa Fazliu dhe Hyrë Emini – Mira, rrëzë bjeshkëve të Korabit, në fshatin Kuk Zabel të Gostivarit.

I përjetshëm kujtimi për të përjetësuarit.







Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Korrik, 2022 15:27