Hisen Xhemaili premton mbështetje të madhe kompanive në komunën e Zhelinës

Hisen Xhemaili premton mbështetje të madhe kompanive në komunën e Zhelinës

Ministri pa resor i obliguar për investime vendore, Hisen Xhemaili së bashku me sekretar shtetëror sot vizituan disa fshatra të komunës së Zhelinës. Ai tha se qeveria në të ardhmen do të bëjë çmos që të rikthehet besimi tek puna në fshat.

“Bashkëbiseduam dhe dëgjuam me vëmendje shqetësimet e banorëve të Komunës së Zhelinës. Diskutuam së bashku lidhur me shqetësimet e mëdha të jetës së përditshme, dhe me vështirësitë që kanë familjet e kësaj zone.

Kthimi i besimit tek puna në fshat, si një mundësi për të jetuar në mirëqenie e cila sot duket një utopi, por që në fakt shumë vende e kanë realizuar, kështu që mund ta realizojmë dhe ne” tha Xhemaili

Xhemaili si ministër për investime vendore premtoj se qeveria në të ardhmen do të mbështet kompanitë për subjektet që kanë veprimtari prodhuese dhe kanë për qëllim zgjerimin e kapaciteteve të tyre!

“Vizituam zonën Industriale të Zhelinës, zonë shumë e frekuentuar dhe e përshtatshme për të realizuar një biznes, e vendosur jashtë vendbanimeve dhe e dedikuar kryesisht për zhvillim të biznesit për investitor të huaj por edhe Vizituam kompanitë Liberta, Imobile dhe Edil Quartz të vendosura në Zonën Industriale kompani që kanë investuar dhe po pregaditen për instalimin e maqinerive dhe paisjeve plotësuese për fillimin e veprimtarive të tyre.

Në takimet me bizneset njoftuam për mbështetjen financiare që ofron shteti për subjektet që kan veprimtari prodhuese dhe kan për qëllim zgjerimin e kapaciteteve të tyre!

Shumë i rëndësishëm komunikimi me biznesin, jo vetëm për të kuptuar problematikat, por për të diskutuar edhe zgjidhjet më të mira të mundshme” theksoi Xhemaili pas vizitës së fabrikave në Zhelinë.

Ndryshe ministrat, drejtorët dhe sekretarët shtetëor të BDI-së vazhojnë takimet me qytetarët duket dhënë llogari për punët që i kanë realizuar deri tani e që do të vazhdojnë edhe më tutje./TS/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 21 Shkurt, 2020 18:14

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.