Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Kuriozitete
  • Historia e fshatit që u zhduk brenda natës

Historia e fshatit që u zhduk brenda natës

Redaksia

Njëherë e një kohë, një vendbanim në një luginë piktoreske në Rumani, fshati Giamana u zhduk nga harta për t’i lënë vendin një liqeni toksik.

Sidoqoftë gjurmët e këtij fshati ende mbizotërojnë në këtë zonë dhe padrejtësia që iu bë popullsisë lokale nuk do të harrohet aq lehtë.

Fatkeqësisht, në ato vite fatale, rezerva të pasura bakri u gjetën në një minierë aty pranë, e cila, gjatë nxjerrjes, gjeneroi një sasi të madhe mbeturinash. Banorët u detyruan të evakuoheshin sepse zona do të shërbente si vend për të ruajtur të gjitha mbeturinat toksike. Kështu qindra familje humbën brenda natës atë që kishin krijuar për dekada.

Sapo lugina u zhyt në ujë, ata filluan të lëshojnë materiale toksike në liqen, të cilat, e kthyen ujin në baltë shumëngjyrëshe.

Familjet u zhvendosën 100 kilometra larg dhe në vend të një grumbulli parash që u ishte premtuar, ata morën vetëm një copë tokë të vogël dhe ca para në mënyrë që të arrinin të fillonin sërish jetën nga e para, informon abcnews.al.

Nga mbi 1000 banorë që banonin dikur në këtë vend, sot rreth 20 persona jetojnë pranë liqenit toksik. Shtëpitë e tyre janë të vendosura në një kodër, por jeta në afërsi të liqenit është shumë e vështirë, kryesisht për shkak të gazrave toksikë dhe mungesës së infrastrukturës publike.

Megjithëse kanë kaluar pothuajse katër dekada nga zhdukja e fshatit, vendasit janë ende të zemëruar me autoritetet që i lanë në baltë dhe nuk përmbushën premtimin për të zhvendosur varrezat lokale, të cilat qëndrojnë të zhytura në afërsi të kishës.

Continue Reading

Previous: Studimi: “Oumuamua” ishte pjesë një planeti nga një sistem tjetër diellor
Next: Një 2-vjeçar në Han të Elezit e vë në lëvizje veturën, aksidentohet në një mur betoni

Të ngjashme

u4-4 Zbuloni çfarë ndodh nëse shmangni vaktin e mbrëmjes

Zbuloni çfarë ndodh nëse shmangni vaktin e mbrëmjes

Redaksia
u6 Perimet më të freskëta të prillit/ Si t’i zgjidhni dhe ruani

Perimet më të freskëta të prillit/ Si t’i zgjidhni dhe ruani

Redaksia
514501-FazHZnr3PJ Shfaqet ylberi në Mars? Nasa shpjegon imazhin e Perseverance

Shfaqet ylberi në Mars? Nasa shpjegon imazhin e Perseverance

Redaksia

TË FUNDIT

auto_received_4151642265738071618138088 Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

ora-policore-1 Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Selamiii-780x470-1-696x419 Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

covidi-kosove-442x249 Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

pajtim Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.