Historia interesante e Cameron Diaz

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2022 13:39

Historia interesante e Cameron Diaz

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Cameron Diaz, ka treguar për herë të parë se gjatë viteve 90’ ka transportuar drogë, vetëm disa javë para se karriera e saj e aktrimit të niste me një rol kryesor në filmin “The Mask”.

Duke folur për një emision televiziv ajo tha se kishte mbledhur para të mjaftueshme për t’u transferuar në Paris dhe për të ndjekur modelingun, por që nuk kishte pasur fat të gjente punë atje.

“Isha atje një vit të plotë dhe nuk punova një ditë. Nuk mund të rezervoja një punë për të shpëtuar jetën time. Më pas gjeta një punë, por në të vërtetë, isha si ‘një mushkë’ që transportonte drogë në Marok”.

49-vjeçarja nuk ishte në dijeni që mbante substanca të paligjshme deri në mbërritjen në aeroport dhe kur e kuptoi ishte në panik të madh.

“Ishte fillimi i viteve ’90 dhe më dhanë një valixhe të mbyllur që kishte ‘kostumet’ e mia në të. Unë u thashë, se nuk e di, nuk është e imja, nuk e kam idenë e kujt është. Kjo ishte e vetmja punë që mora në Paris”.

Por pas arratisjes, Diaz më në fund mori ofertën e madhe në Los Angeles, rreth profesionit që dëshironte të bënte.

Producentët po kërkonin një femër për të luajtur së bashku me Jim Carrey në atë që u bë hit i vitit 1994, “The Mask”.

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2022 13:39

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare