Historike: Zbulohet diamanti 800 milionë vjeçar

Historike: Zbulohet diamanti 800 milionë vjeçar

Zbulohet diamanti 800 milionë vjeçar, brenda tij ndodhet një tjetër diamant që lëviz.

Një diamant i pazakontë është gjetur në Siberi.

Brenda diamantit qëndron i bllokuar një diamant tjetër, i cili lëviz lirshëm brenda tij.

Ky është diamanti i parë i këtij lloji në histori.

Gjetja unike u bë në  fushën e Nakino në Saja.

Guri i çmuar mendohet se është 800 milionë vjeçar. Ai peshon 0.122 gram dhe ka një madhësi prej 4.8 × 4.9 × 2.8 mm.

Shkencëtarët rusë besojnë se fillimisht u formua diamanti brenda, ndërsa i jashtmi u shfaq më vonë.

Diamanti i brendshëm ndodhet brenda një zgavre të mbyllur, ku mund të lëvizë lirshëm.

Kjo zbrazëti mes dy diamanteve ka një vëllim prej vetëm 6 milimetër kub.

Por ajo çfarë i habit më shumë të gjithë është sesi u formua hapësira mes dy diamanteve.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 7, 2019 23:00

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA

PARTNER